leoni

Çifti polak Maria Ciesielska dhe Adrian Ciesielski, vullnetarisht akorduan pianot e institucioneve kulturore dhe arsimore të Ferizajt

Çifti polak Maria Ciesielska dhe Adrian Ciesielski, tash e disa ditë po qëndrojnë në Ferizaj, me detyrë vullnetare të akordojnë pianot në institucionet kulturore e arsimore në Ferizaj. Ata deri më tani kanë akorduar tri piano, dy për institucionet kulturore e një për shkollën e muzikës në qytetin e Ferizajt. Në shoqërimin e tyre, gjatë këtyre ditëve në Ferizaj ishin profesori i muzikës, Astrit Mustafa, drejtori i shkollës së muzikës, Bardhyl Abazi e Melos Bytyqi. E për ti falënderuar për punën e tyre, çifti polak u pritën nga Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Ata shprehën falënderimin e institucionit të Komunës për angazhimin e tyre profesional. Adrian Ciesielski është akordues i kualifikuar i pianos. Ai u diplomua në shkollën e teknikës së pianos në Poloni. Aktualisht jeton në Zvicër dhe punon në një dyqan të njohur të pianove. Para kësaj, ai punoi në një fabrikë pianoje Schimmel në Kalisz (Poloni) dhe gjithashtu në disa kompani të tjera të restaurimit të pianove në Poloni. I pëlqen të punoj me piano dhe t’u japë jetë të re pianove të vjetra. Ai është gjithashtu një baterist dhe së fundmi publikoi një album të plotë me grupin e tij polak “kilka czułości”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …