Më 31 maj 2020 atje është raportuar për 18 vrasje brenda 24 orëve. Dhuna ka shpërthyer teksa në protestat për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Mineapolis, janë përfshirë edhe nga plaçkitësit. Përgjatë fundjavës së fundit të muajit maj – 85 persona janë qëlluar derisa 24 kanë vdekur, sipas Laboratorit për Krime të Universitetit të Çikagos. Shumica e viktimave janë njerëz me ngjyrë. Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve përfshihen studentë, prindër, dhe punëtorë të klasës së mesme, sipas të dhënave të publikuara në të përditshmes, Chicago Sun-Times. “Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”, ka thënë drejtori i Laboratorit për Krime, Max Kapustin, duke thënë se ky institucion ka të dhëna vetëm nga viti 1961. Dita e dytë më vdekjeprurëse në historinë e këtij qyteti ka qenë 4 gushti i vitit 1991, kur 13 persona kanë vdekur, bazuar në të dhënat e këtij laboratori. Shkalla e vrasjeve në Çikago është ndër më të lartat në Shtetet e Bashkuara, ndonëse është raportuar për rënie në vjetët e fundit. Në vitin 2019, janë regjistruar 492 vrasje në këtë territor. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …