leoni

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese, qytetarëve u kërkohet që të mos i hapin dritaret

Qysh në mëngjes, qytetarët e Prishtinës sot janë përballur me ndotjen e ajrit. Edhe në mëngjesin e sotëm, cilësia e ajrit në Prishtinë ishte mjaft shqetësuese. Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, edhe në mëngjesin e sotëm ndotja e ajrit ishte jo e shëndetshme. Duke u bazuar në matjen e cilësisë së ajrit matësit të Ambasadës Amerikane, në matjen e fundit e cila është regjistruar në ora 07:00, ndotja e ajrit ka qenë jo e shëndetshme dhe ka arritur shkallën e 137. Ndotja e ajrit në vendin tonë ka filluar që të vërehet më shumë me uljen e temperaturave, madje që nga kjo kohë Prishtina është në mesin e shteteve të botës që janë më të ndotura, raporton lajmi.net. Kjo ndotje e ajrit sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është për shkak të përdorimit të thëngjillit, lëndë djegëse kjo që është llogaritur si një ndër shkaktarët më të madh të ndotjes së ajrit. Duke u bazuar në këtë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin dhe shitjen e thëngjillit, mirëpo në praktikë një vendim i tillë nuk po gjen zbatim të plotë. Ndryshe, mbrëmë edhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani reagoi përmes një shkrimi duke kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret. Kjo pasi niveli i grimcave të dëmshme në ajër ishte 262pmm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …