Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, akuzuar për spiunazh dhe mbledhje të informacioneve të ndjeshme për sigurinë e Kosovës. Sipas aktakuzës, Qerimi, ish-punonjës i Policisë së Kosovës deri në vitin 2009, është akuzuar për mbledhje dhe transmetim të informacioneve të rëndësishme tek Shërbimi i Inteligjencës Serb (BIA), përmes një zyrtari të BIA-s, Sërgjan Rosiqit. Prokuroria pohon se Qerimi ka filluar bashkëpunimin me BIA-n në maj të vitit 2012, duke përdorur metoda të ngjashme me ato të Bedri Shabanit. Ai është akuzuar për kalimin e kufirit me Serbinë dhe bashkëpunimin me shërbimin inteligjent serb, përmes të cilit ka mbledhur dhe transmetuar informacione të ndjeshme, përfshirë të dhëna mbi luftën e UÇK-së, eprorët e saj. Qerimi me një person të quajtur Sllavisha Stankoviq, me të cilin kishte kaluar kufirin dhe kishte zhvilluar rreth 100 biseda gjatë periudhës prill 2023 – prill 2024.
