Armend Muja

Cinizmi i egër i Armend Mujës: Nëse ky propozim ka ardhur nga PDK-ja, dihet është një propozim i varfër intelektualisht (!)

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se qëndrimi i partisë së tij lidhur me tërheqjen edhe të një pjese të parave nga Trusti Pensional, nuk duhet të lejohet. “Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK-ja, unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mos njohuri konceptuale siç e karakterizon PDK-në qe një kohë të gjatë.  E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo, Qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngriten pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet”. Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet të ofrojë perspektivë për të rinjtë. Gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së, mbi gjysma e të rinjve kanë shprehur dëshirë që të largohen jashtë vendit, thotë “Aramendi”, duke anashkaluar  numrin rekord të kërkesave të të rinjve  për të ikur nga Kosova  gjatë viti të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …