The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Cinizmi neveritës i Gjykatës Speciale për “mëshirën” që ka treguar ndaj krerëve të UÇK-së me rastin e Bajramit

Autoritetet e Gjykatës Speciale, në shenjë mëshire e gjoja tolerance  fetare kanë bërë të ditur se të paraburgosurve shqiptarë në burgun e Hagës, tetë të arrestuarve në mesin e tyre edhe katër ndër krerët kryesorë të luftës dhe të paqes dhe shtet-ndërtimit në Kosovës u ka siguruar mundësinë të kalojnë pak kohë së bashku për festën e Bajramit të Madh, në përputhje me rregulloren e institucionit të paraburgimit. Kjo mëshirë e stërnipërve të Evropës inkuizicionale bëhet me qëllim për të vënë në pah përkatësinë fetare islame të krerëve të UÇK-së. Por këta cinikë nën petkun e shqyer të  humanizmit nuk kanë treguar respekt për 17 shkurtin e këtij viti kur shënohet  festa shtetërore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në të cilën kanë qenë protagonistë pjesa kryesore e saj, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me të tjerë

Kjo lojë cinike dhe hipokrite e autoriteteve të Gjykatës Speciale  ka për bazë pikërisht prononcimin e ish zëdhënësit të SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili ua tha troq si të arrestuarit ndihen vetëm shqiptarë, dhe jo myslimanë e katolikë, sikur pretendon t i paraqes gjykata inkuizicionale  e Hagës.

Përderisa kjo gjykatë akuzon krerët e UÇK-së për “ndërmarrje kriminale” kundër disa serbëve dhe kolaboracionistëve shqiptarë të regjimit të Millosheviqit, i fajëson ata se paskan kryer krime  edhe kundër katolikëve shqiptarë.

Ndërkohë, kjo gjykatë raciste e fashiste ka arrestuar edje Pjetër Shalën, i cili nga emri mund të ketë reflektuar se nuk është i besimit islam, nëse gjyqtarët e kësaj gjykate kanë fare dijeni lidhur me emrat e feve të ndryshëm. Në një analogji konkrete, me rastin e arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala nga kjo Gjykatë, nëse duhet të hetohet nga  pikëpamja fetare, do të duhej të akuzohej se ka marrë në pyetje “madje edhe ka torturuar” shqiptarë me emra arabë e turq.

Gjykata neoikuizicionale Speciale kundër UÇK-së, është turpi i drejtësisë ndërkombëtare në qendër të Evropës, pikërisht atje ku ka lindur  inkuizicioni, pastaj  fashizmi italian e nazizmi gjerman. (A.Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …