Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti për çështje të shumta. Ajo ka thënë se kjo qeveri nuk duhet që dialogun me Serbinë ta shndërroj në instrument të rinoterizimit të marrëveshjeve të kaluara. Gjatë intervistës për “Kosovapres: ajo ka thënë se kryeministri Kurti, muajt e fundit ka qenë tërësisht i papërgjegjshëm. “Fjala luftë, është fjala e fundit që një kryeministër duhet të përdorë në diskursin publik. Kur bën paralajmërim për luftë, kryeministri fton seancë të jashtëzakonshme, thërret mobilizim të përgjithshëm dhe prezanton faktet. Ka qenë tërësisht e papërgjegjshme nga ana e kryeministrit, mënyra si ka komunikuar me publikun muajt e fundit. Është mirë që pas më shumë se një dekade kryeministri është dakorduar për një marrëveshje që ne e kemi arritur në viti 2011”. Ajo ka shtuar më tutje se është mirë që në kontekstin e ri gjeopolitik, ku Kosova është më e fuqishme dhe Serbia më e izoluar për shkak të agresionit rus në Ukrainë, këtë momentum të ri gjeopolitik, Kosova duhet të shfrytëzojë për të quar përpara arritjen e një marrëveshje finale, me njohjen reciproke në qendër të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …