Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në të cilën kishte thënë se nëse opozita nuk i mbështet qeverinë, duhet të heshtë. Çitaku ka theksuar se kjo qasje është e papranueshme dhe e vrazhdë ndaj opozitës dhe se nuk do të heshtin apo dorëzohen para kësaj qasjeje totale. Ajo ka theksuar se ky lloj mendësie nuk ka vend në Kosovë.
