Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca ka thënë atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të VV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh. Ajo është cituar të ketë nënvizuar më tutje se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pranoi për herë të parë në mënyrë më të hapur deri sot se kanë pranuar obligimin e themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe në bazë të Marrëvshjes së Brukselit 2013, dhe atë e quajti “deal të mirë” brenda planit franko-gjerman. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar më tutje se ajo nuk e merr për të vërtetë atë që ka thënë kryekuvendari Konjufca se Qeveria Kurti nuk ngarkohet asgjë përtej Asociacionit të 2013-ës. Ajo ka shtuar më tutje se në Marrëveshjen Bazike, përveç nenit 10 që përmban Asociacionin, është edhe Neni 7 ku “sigurohet një nivel adekuat i vetëqeverisjes për komunitetin serb të Kosovës”, nen ky, për të cilin ajo ka theksuar se përbën autonomi politike. “Është më shumë se Asociacioni (i 2013)”, ka nënvizuar, Vlora Çitaku.
