Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, shpalosi një historik të shkurtër për të kaluarën e popullit tonë. Ajo filloi me rrethanat e vështira që shqiptarët kanë kaluar gjatë luftës, duke thënë se përkundër kësaj, populli shqiptarë kurrë nuk është dorëzuar por ka ndërtuar shtëpitë tona dhe është kthyer në Kosovë, ndërsa tash çdo ditë kujtojmë me mijëra masakrat të bëra nga forcat serbe në Kosovë. Ajo tha se sa i përket serbëve të Kosovës, është evidente se dëshirojnë jetë më të mirë, megjithatë Beogradi i pengon çdo ditë. Çitaku tha se Qeveria e Serbisë e ka ndaluar ekipin e karatesë që të marrin pjesë në kampionatin evropian që mbahet në Novi Sad.“Qeveria e Serbisë duhet të ndaluar dhunën e jo sportin. Sipas Çitakut, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e MSA-së dhe ka votuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, gjë që nuk e kanë votuar serbët e Kosovës, për shkak të presionit nga Beogradi. “Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, pasi është vet Serbia ka kërkuar mendimin e Gjykatës e cila njohu pavarësinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë formuar grupin punues për draftin për Asociacionin e komunave serbe në Kosovës, ku nuk po marrin pjesë serbët e Kosovës për shkak të presionit nga Beogradi. Çka dëshiron Beogradi është zgjidhje territoriale e ne në Prishtinë dëshirojmë zgjidhje civile. Serbia nuk ka humbur asgjë pasi Kosova kurrë nuk ka qenë e Serbisë”, tha ajo. Çitaku tha se ka ardhur koha që UNMIK të mbyllë misionin e vet, pasi Këshilli mund të mban një mision që iu kushton shumë por e vërteta është që nuk ka vend në Kosovë, ka thënë ndër të tjera ambasadorja Çitaku.
