Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas aksioneve të Gjykatës Speciale ndaj Sylejman Selimit, Hajredin Kuçit dhe Sami Lushtakut. Ajo ka shkruar se një gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës. “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë. Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror. Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës. Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin” ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …