Vlora Çitaku

Çitaku: Nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së

Duke komentuar zërat mbi mundësinë e përafrimit në mes të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar një gjë të tillë. Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së përveç kërkesës për të shkuar sa më pare në zgjedhje. Kjo jo si dëshirë, por si nevojë dhe si domosdoshmëri. Vendi është në stagnim, kemi shënuar një regres të frikshëm në ekonomi, parametrat në migrim janë të tmerrshme, aleatët tanë kanë humbur besimin tek udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ne po insistojmë që të kemi zgjedhje sa më parë në mënyre që të ndalet ky degradim. Nuk kemi shtiza për kolegët tanë në opozitë, nuk jemi në garë me të, ne jemi në garë me Albin Kurtin dhe LVV, dhe po synojmë që mandatin të ua kthejmë qytetarëve në mënyrë që Kosovës t’i vijë një qeverisje e përgjegjshme në krye me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …