Vlerësimet e jashtëzakonshme të udhëtarëve për CITY INN e vendosin atë në top 10% të hoteleve më të mira në botë.
Prishtinë, Kosovë – Maj 17, 2021 – CITY INN sot njoftoj se është shpallur fitues i çmimit “PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2021”. Kjo arritje i dedikohet bizneseve që vazhdimisht ofrojnë përvoja fantastike për udhëtarët në mbarë globin, e që e vendos CITY INN në top 10% të hoteleve më të mira në botë. Sado sfiduese që ishte viti i kaluar, CITY INN u dallua duke siguruar kënaqshmërinë e vazhdueshme të udhëtarëve.
“Është nder i veçant të pranojmë çmimin PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2021 si një vlerësim të shërbimeve tona dhe kënaqshmërisë së udhëtarëve në një vit sfidues për të gjithë” tha Fidan Hallaqi, bashkëthemelues i CITY INN. “E di se sa sfidues ishte ky vit, sidomos për bizneset në sektorin e turizmit. Megjithatë, sfidat me të cilat u ballafaquam ne nuk i ka prekur sektorët tjerë, vazhdimisht duke shtyer limitet tona për të ofruar një ambient të sigurtë, të pastër dhe njekohësisht duke pasuruar përvojat e mysafirëve tanë. Kjo nuk ishte aspak e lehtë në një periudhë ku të gjithë mundohemi të mbijetojmë. Sidoqoftë, qysh në fillim të pandemisë filluam me zbatim të standardeve ndërkombëtare nga Këshilli Botërorë i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC) për siguri dhe higjienë në parandalimin e përhapjes së pandemisë, duke u bërë biznesi i parë në Kosovë që pajiset me vulën Safe Travels. Jemi të lumtur që hapëm rrugën dhe ndamë përvojën tonë në mënyrë që edhe operatorët tjerë në Kosovë të zbatojnë këto masa dhe të pajisen me vulën Safe Travels. Prandaj, nuk është e rastësishme që sot vlerësohemi nga udhëtarët dhe platformat si Tripadvisor duke na vendosur në top 10% të hoteleve në mbarë botën.”
“Urime të gjithë fituesve të çmimit PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2021”, tha Kanika Soni, Kryeshefi Komercial në Tripadvisor. “Jemi në dijeni se viti i kaluar ka qenë ekstremisht sfidues për bizneset e turizmit. Ajo që më ka lënë përshtypje është se si bizneset i janë adaptuar këtyre sfidave, duke zbatuar masa të reja në pastrim, duke shtuar udhëzime për mbajtje të distancës dhe duke përdorur teknologjinë për të shtuar sigurinë e mysafirëve. Çmimi PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE nxjerrë në pah vendet që janë të jashtëzokonshme në mënyrë konsistente – duke ofruar përvoja cilësorë ditë e përditë, edhe atëherë kur ndryshojnë pritjet e mysafirëve dhe mënyrat e operimit. Bazuar në një vit të plotë të velrësimeve nga klientët, ky çmim fletë për shërbimin e shkelqyer dhe përvojën që ju i’a ofruat mysafirëve në mes të pandemisë.”
Për të parë vlerësimet e mysafirëve dhe shërbimet e CITY INN, vizitoni faqen www.cityinn-ks.com.
Rreth CITY INN
Një hotel tërësisht i ri, me vendndodhje të mrekullueshme mu në zemër të Prishtinës, që ofron mikpritje të ngrohtë, CITY INN ju siguron përvojën me cilësinë më të lartë të akomodimit dhe përjetimit gjatë gjithë periudhës së qëndrimit tuaj.
Përjetoni hotelin tonë i cili posedon 18 dhoma me komoditet modern dhe dizajne elegante, që ndodhet vetëm disa minuta të ecjes nga pikat kryesore të qytetit – qarqeve qendrore të bizneseve dhe institucioneve së bashku me një sërë atraksionesh turistike, të gjitha pranë.
Rreth TRIPADVISOR
Tripadvisor, platforma më e madhe e udhëtimit në botë, ndihmonë qindra miliona udhëtarë çdo muaj për të shëndruara udhëtimet e tyrë në udhëtimin më të mirë ndonjëherë. Udhëtarët në mbarë globin përdorin faqen dhe aplikacionin e Tripadvisor për të gjurmuar mbi 878 milion vlerësime dhe opinione në 8.8 milion akomodime, restaurante, përvoja, aviokompani dhe lundrime. Në planfikim apo gjatë udhëtimit, udhëtarët shohin Tripadvisor për të krahasuar çmimet e ulëta në hotele, fluturime dhe lundrime, rezervojnë ture dhe atraksioni me popullaritet, si dhe rezervojnë tavolina në restaurante të shkëlqyeshme. Tripadvisor, shoqëruesi më i mirë i udhëtimit, është në dispozicion të 49 tregjeve në 28 gjuhë.