Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar reagimet ndaj një videoje të publikuar me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Vedat Bajrami i njohur si Stupcat. Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili ndodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë. Çitaku përmes një postimi i doli në mbrojtje humoristit, Vedat Bajrami duke thënë se ndoshta e ka pasur pa të keq këtë humor, që do të thotë se ajo ose nuk e ka parë videon ose nuk e ka kuptuar, ose për Jakup Krasniqin ka tjetër qëndrim. Ndasitë dhe qëndrimi selektiv ndaj udhëheqësve të luftës, është shumë i dëmshëm në rastet si këto. Gati njëjtë ka reaguar edhe Ramë Buja, po ashtu i PDK-së, edhe pse mendon se Vedat Stupci duhet t i kërkojë falej familjes Krasniqi, sa për adet, përndryshe ka shumë simpati për “stupcin-stupid”. Me këto qëndrime politike e selektive nuk i ndihmohet drejtësisë për luftën e UÇK-së, pasi janë nën seriozitetin e situatës dhe krijojnë huti në opinionin liridashës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …