Wesley Clark

Clark: Akuzat e Gjykatës Speciale janë vazhdimësi e përpjekjeve për ta penguar përparimin e Kosovës

Duke komentuar akuzat nga Gjykata Speciale kundër eprorëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, gjenerali Wesley Clark, ka theksuar se këto akuza kanë për qëllim ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj të përparimit. Ai ka theksuar më tutje se përpjekjet për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit nuk kanë munguar asnjëherë. “Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara. Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë. Që 20 vite ka pasur aktivitete të dukshme të bëra për ta penguar ecjen e Kosovës përpara, ka theksuar ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, gjenerali Wesley Clark.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …