Gjenerallejtënanti i Ushtrisë Amerikane, Claude M. Kicklighter, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas humbjes së babait të tij. Në një letër ngushëllimi drejtuar Thaçit, Kicklighter ka shprehur kuptimin e thellë për dhimbjen që ka shkaktuar kjo humbje, duke theksuar se një humbje e tillë është e papërshkrueshme dhe se askush nuk mund ta krahasojë dhimbjen e humbjes së një prindi. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për Thaçin, duke theksuar se lutjet e tij janë për lirimin e ish-presidentit dhe mundësinë që ai të bashkohet me familjen e tij, sidomos në këtë moment të vështirë. Ai ka shtuar se drejtësia e vonuar është padrejtësi dhe se rasti i Thaçit është një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Gjenerallejtënanti përmendi gjithashtu lidhjen e fortë miqësore midis dy kombeve, duke theksuar se Amerika është e bekuar që ka një miqësi kaq të fortë me popullin e Kosovës.
