Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit të 27 ministrave të çështjeve europiane, në Bruksel, ministri francez për çështjet europiane, Clément Bone ka komentuar fjalimin në Parlamentin Europian nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sipas të cilit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje, që do të zhbllokonte ngërçin e krijuar për shkak të çështjeve bilaterale në nivelin historik, kulturor dhe gjuhësor. Bone tha se është e vërtetë që ka sinjale lidhur me çështjet bilaterale që janë diskutuar dhe po diskutohen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kam qenë në vizitë në Bullgari në fillim të presidencës franceze, menjëherë pas konfirmimit të qeverisë së re në Bullgari. Kam qenë në kontakt edhe kohët e fundit me autoritet bullgare dhe me kryeministrin e Bullgarisë Petkov. Është një angazhim shumë serioz, si nga Shkupi dhe nga Sofia për të gjetur një zgjidhje mbi çështjet bilaterale që kanë shkaktuar pengesë. Nëse këto përpjekje kurorëzohen në javët që vijnë, atëherë do t’i takojë presidencës franceze, që të vijojë me etapat e ardhshme. Shpresojmë që të ndodhë kështu. Por nuk mund t’ju them sot, që ne mund të fillojmë negociatat e anëtarësimit, saktësoi ministri, Clement Bone.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …