Clinton, Albright dhe gjenerali Clark i bashkëngjiten popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të lirisë

Clinton, Albright dhe gjenerali Clark i bashkëngjiten popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të lirisë

Sot Republika e Kosovës shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s. Ky përvjetor historik i vendit do të shënohet bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht nderohet e kaluara dhe vizioni për paqe të qëndrueshme. Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Po ashtu, sot në këtë përvjetor do të marr pjesë edhe ish komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …