Me unanimitet të plotë, përfaqësues të të gjitha forcave politike votuan në Këshillin e Qarkut Shkodër dhënien e titullit “Nderi i Shkodrës” për Ramush Haradinajn. Propozimi i kryetares së Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli-Gjoni, u mbështet në mbledhje nga të gjithë anëtarët si dhe kryetarët e Bashkive të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës dhe Pukës. Ky titull u dha me motivacionin “Në shenjë solidariteti, nderimi e respekti për luftëtarin e lirisë së Kosovës, politikanin e vlerave evropiane që nuk rresht përpjekjen për t’u përballur me dinjitet me kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve”.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …