Çmimet e artikujve janë rritur për 2,2 për qind në krahasim me një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit të “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Korrik 2024”. Nga të dhënat e publikuara në këtë raport mësohet se krahasuar me muajin korrik të vitit 2023, në korrikun e këtij vit ka rritje të çmimit të artikujve për 2.2 për qind. Sipas ASK-së, “kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%); veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3,6%); bukë dhe drithëra (3,1%); duhan (2,7%) si dhe artikuj të tjerë. Rritje prej o.3 për qind ka pasur edhe krahasuar muajin korrik të këtij viti me muajin qershor të vitit 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …