Çmimi Dekorata për Humanizëm “Dr. Ali Sokoli” i jepet Prof. Dr. Sadri Bajraktarit

Sot, në një ceremoni solemne dhe në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, u nderua Prof. Dr. Sadri Bajraktarin me Dekoratën për Humanizëm “Dr. Ali Sokoli”, i cili është një mjek e humanist i shquar, që rrjedh nga një derë e madhe e Anadrinisë, derë që ka nxjerrë shumë burra e njerëz të vyeshëm të fjalës, të dijes e të pushkës. Kryetari Latifi tha se, Dr. Ali Sokoli, ka qenë shëmbëlltyrë për të gjithë, prandaj edhe ia vumë emrin dekoratës për humanizëm. Në këtë mënyrë kemi dashur ta respektojmë e vlerësojmë misionin fisnik e human të mjekut, duke e zgjedhur një ndër emrat më emblematik të shëndetësisë në Kosovë. Ai nuk kishte pranuar të shkilte mbi nderin dhe dinjitetin e tij, nuk kishte pranuar ta përdhoste betimin e shenjtë të Hipokratit dhe nuk kishte pranuar ta vinte vulën e tradhtisë në biografinë e tij. Prandaj, shërbimi i fshehtë jugosllav e kishte zgjedhur mjetin më efikas për eliminimin e tij, vdekjen e shpejtë, gjoja si pasojë e sulmit në zemër. Kjo dekoratë përfaqëson jo vetëm misionin e një mjeku, por edhe atë të një intelektuali dhe humanisti, i cili gjithë jetën ia kushtoi përmirësimit të mirëqenies së popullit shqiptar, e shembulli i Prof. Dr. Sadri Bajraktarit është frymëzues dhe motivues. Kontributi i madh i doktor Bajraktarit nuk mund të matet me vite, por me punën dhe përkushtimin që ai ka treguar ndaj njeriut dhe humanizmit. Duke i institucionalizuar këta emra të shquar të historisë sonë, ne kontribuojmë për njerëzimin, sepse shembujt e vetëmohimit dhe sakrificës duhet të pasohen nga brezat që vijnë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …