Në Ferizaj aktivitetet për shënimin e 17 vjetorit të pavarësisë, kanë përfunduar me ekspozitën kolektive e organizuar nga Galeria e Arteve dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.
Me punimet e tyre në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë mbi 61 artistë nga të gjithë trojet shqiptare, ndërsa kjo ekspozitë po mbahet për të 17 herë me radhë. Të pranishmit në këtë ekspozitë i ka përshëndetur dhe e shpalli të hapur ekspozitën Drejtoresha komunale e Kulturës, Xhemile Murati-Shabani.
Çmimi tradicional për pikturën më të mirë apo veprën artistike më të mirë, i cili çmim mban emrin e dëshmorit dhe artistit “Gursel Sylejmani”, iu nda Artistit nga Klina, Idriz Berisha-Xhixhi, ndwrsa çmimi iu nda nga vajza e dëshmorit, Pranvera Sylejmani bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Xhemile Murati Shabani.
Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbënin: Musa Prelvukaj (kryetar), Verim Zendeli dhe Ilmi Sadiku anëtar.