Donald Trump

CNN: Me zgjedhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, fillon një epoke e re mes Amerikës e Rusisë

Zgjedhja e Donald Trumpit në postin e kryetarit të ri të Amerikës, përfaqëson një moment historik në marrëdhëniet e turbullta mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerëson CNN. Uashingtoni dhe Moska e shihnin njëri-tjetrin si “kockë në fyt”, për shkak të Sirisë dhe Ukrainës, sanksioneve ekonomike të vëna nga SHBA-të, akuzave për pirateri, por hyrja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe gatishmërinë e tij për të negociuar me Rusinë, përfaqësojnë një shpresë të re për Kremlinin, transmeton KosovaPress. Kryetari i Rusisë, Putin, pas shpalljes së fitores së Trampit, ka theksuar se vendi është i përgatitur plotësisht për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.  Fitores së Trumpit i janë gëzuar edhe deputetët e Parlamentit rus, të cilët e kanë përshëndetur me duartrokitje.  Këshilltar i Presidentit rus, Sergei Glazjev beson se Tramp do të heqë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për Rusinë, pasi që Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se ai do të marrë në konsideratë njohjen e sovranitetit rus mbi Gadishullin e Ukrainës. Kremlini gjithashtu ka pritje të caktuara në lidhje me situatën në Siri, ku forcat ruse mbështetin presidentin sirian, Bashar al-Assad. Megjithatë, tejkalimin e hendekut mes dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë nuk do të jetë e lehtë, apo edhe i  shpejtë”, vlerëson CNN.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …