CNVP feston 10 vjetorin e punës në Ballkanin Perëndimor

Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10 vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qëndrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile.

Gjatë 10 viteve, CNVP ka koordinuar përpjekjet rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe ka kontribuar për një mjedis të gjelbër të qëndrueshëm socio-ekonomik për jetën e komuniteteve rurale. Objektivat e organizatës janë që të krijojë kushte për të përmirësuar jetesën e të gjitha palëve të interesit dhe partnerëve; për të fuqizuar kapacitetet në krijimin e kushteve për të arritur zhvillim të qëndrueshëm përmes zhvillimit të politikave relevante, programeve dhe projekteve në nivel kombëtar, ndërkufitar dhe regjional.

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje dhe të mësojnë më shumë për kontributin e CNVP-së në Ballkanin Perëndimor dhe të arriturat e saj.

 

Kur: E premte, 16 dhjetor, ora 18:00

 

Ku: Hotel Amazona, rruga Prishtinë-Mitrovicë

 

Kush: Maarten Bremer, Kryesues i bordit mbikëqyrës të CNVP-së

Almira Xhembulla, Zëvendësministre e turizmit dhe mjedisit në Shqipëri

Nasrin Pourghazian, Udhëheqëse për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ambasada e Suedisë në Prishtinë

Mirjam de Koning, Drejtore Ekzekutive, Prespa Ohrid Nature Trust (PONT)

 

Për më shumë informata kontaktoni:

Violeta Hyseni

Communication & Visibility Expert

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …