Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka bërë me dije se Komisioni Evropian i ka njoftuar vendet e BE-së se Kosova teknikisht i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave. Pas kthimit nga vizita zyrtare në Strazburg, ai ka thënë se në një të ardhme të afërt priten lajme të mira sa i përket rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministri, Çollaku, poashtu ka hedhur poshtë deklarimet se Kosovës i kanë mbetur edhe dy kushte të papërmbushura. “Askush zyrtarisht nuk ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret. Komisioni Evropian në mënyrë specifike ka thënë dhe ka informuar shtetet anëtare të BE-së që Kosova teknikisht i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes”, ka deklaruar ministri, Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …