Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Çollaku: Rekomandimi për liberalizimin e vizave do të jetë pozitiv

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është shprehur i bindur se raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët qëndruan në vendin tonë për t’u njohur mbi përmbushjen e kushteve, do të jetë pozitiv dhe do të pasohet me dhënien e rekomandimit për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e re’, ai ka thënë se për dallim nga vendet e tjera të rajonit, dialogu për liberalizimit e vizave për Kosovën ka zgjatur më shumë për shkak të dyfishimit të kritereve dhe metodologjisë së vlerësimit, e jo si rezultat i dinamikës së përmbushjes së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …