Colleen Hyland zëvendëson Alexander Kasanof si zëvendësndihmës sekretare për Ballkanin Perëndimor

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, ka raportuar “Al Jazeera” në Ballkan. Në vend të tij pritet të emërohet Colleen Hyland, e cila më parë ka udhëhequr Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore. Nuk dihet ende nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë. Hyland është një diplomate me përvojë, e cila ka shërbyer në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe Kosovën, ku mbajti postin e zëvendësambasadores në periudhën 2016-2019. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kasanof ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2024, duke zëvendësuar Gabriel Escobarin.

Kontrolloni gjithashtu

Osman Ferizi akuzon Lumir Abdixhikun për dështimin në zgjedhje, kërkon reforma urgjente

Pas rezultatit zhgënjyes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kryetari …