Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet
Quand la Chine s’éveillera … le monde tremblera” (Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet) shkruajti në vitin 1973, shkrimtari francez dhe politikani, Alain Peyrefitte. Duke parafrazuar këtë propozim tronditës për kohën, siç u dëshmua nga suksesi i madh i librit tek publiku francez, mund të themi se Kina u zgjua …
Në një kohë kur integrimi evropian duket si një plan i dështuar dhe ku shumë vende evropiane e konsiderojnë planifikimin hapësinor më shumë si një rregullator lokal, Kina po i afrohet integrimit global hapësinor në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.
I referohemi kryesisht projektit “One Belt One Road”, bazuar në idenë e vlerave zinxhir. Një planifikim transnacional që Kina e filloi në vitin 2013 duke mbështetur investimet të mëdha në infrastrukturë për të nxitur integrimin ekonomik. Por le të shohim detajet e këtij realiteti të ri me më shumë detaje. Është indikative se në fillim të vitit 2017, treni i mallrave “East Wind” arriti nga Kina në Londër për 16 ditë duke përshkruar 12.000 km në më pak se gjysmën e kohës që do të merrte një udhëtim i ngjashëm përmes detit.
Në vitin 2016, në Evropë arritën 1,702 trena mallrash nga Kina, dy herë më shumë se një vit më parë – raporton Huffington, cituar nga Respublica,
E ashtuquajtura “Rruga e Mëndafshit” është një investim prej 5 miliard $ në 60 vende në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Europën dhe Afrikë, duke ndikuar në 63% të popullsisë botërore dhe 29% e PBB-së botërore. Deri në vitin 2030, 66% e klasës së mesme botërore pritet të jetojnë në Azi, ndërsa Kina planifikon t’i lidhë këto tregje në rritje.
Rrugët e detit dhe tokës
Një pjesë e madhe e kësaj strategjie janë zhvillimet kryesore në porte, ku tubacionit e naftës dhe gazit sigurojnë rrugë alternative për importet e energjisë nga Lindja e Mesme. Të tilla strategji po gjejnë zbatim edhe në Pakistan, me zhvillimin e portitit të Gëadar, së bashku me një aeroport ndërkombëtar.
Në Afrikë ekziston një lidhje hekurudhore midis Etiopisë dhe Xhibutit dhe një lidhje hekurudhore ndërmjet Mombasës dhe Nairobit në Kenia. 51% e Portit të Pireut është në pronësi të kompanisë kineze COSCO. Ndërsa Kumport, porti i tretë më i madh në Turqi është blerë nga tre kompani kineze shtetërore që kontrollojnë dhe porte të tjera evropiane.
Ekspertiza kineze në projektimin dhe ndërtimin e hekurudhave me shpejtësi të lartë do të përdoret për të krijuar një rrjet prej 3000 km. Lidhja e Kinës me Singaporin afron qasjen në Azinë Juglindore, ndërsa korridori Kinë-Pakistan është çelësi për qasjen e Kinës në burimet e naftës në Lindjen e Mesme. Zonat e posaçme ekonomike dhe shpërndarësit e zhvillimit janë planifikuar përgjatë rrugës, si dhe një rrjet tubacioni për gazin në Azinë Qendrore.
Europa e zënë ngushtë dhe e ndarë
Kundër ekspansionizmit të manifestuar në mënyrë të qartë nga Kina, BE po tregon aktualisht një qëndrim mjaft neutral, duke cituar se vetëm se çdo projektet që lidhin Europën me Azi në duhet të jenë në përputhje me rregullat e tregut dhe standardet ndërkombëtare.
Teksa BE-ja ka hartuar plane për investime në rrjetet europiane, duket e apatike kundër ambicieve të qarta të Kinës. Disa vende Evropës Qendrore dhe Lindore si Polonia, shtetet baltike, Hungaria, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia takohen çdo vit me Kinën dhe janë bërë ithtarët e projektit. Letonia ka mbështetur zyrtarisht, për shembull, projektin “”One Belt One Road””.
Ndërkohë, një nga kompanitë kryesore shtetërore të Kinës është duke ndërtuar një lidhje hekurudhore midis Budapestit dhe Beogradit, BE ka shprehur shqetësimin vetëm në lidhje me mënyrën në të cilën është bërë pranimi i ofertave për hartimin e projektit. Kina po instalon rrjete për të sjellë të gjitha fazat e prodhimit dhe shpërndarjes në “derën e saj” .
Projekti “Një Belt One Road” do të lehtësojë qasjen në energji dhe lëndët e para, si sfidat më ngutshme për shkak të burimeve të fundme. Ajo gjithashtu do të lejojë (outsourcing) vlerën e ulët të prodhimit, edhe në vendet fqinje të lidhura me të, pasi është Pekni që lëviz vlerat zinxhir.
Është e qartë se Kina është duke ripozicionuar ndarjen ndërkombëtare të punës veçanërisht në sektorin e ndërtimit, jetik për rritjen ekonomike të vendit dhe stabilitetin e brendshëm. Duke pasur parasysh se shumë vende të BE-së janë ende duke luftuar për t’u shëruar nga kriza e fundit ekonomike, kontrasti është i qartë.
Kapitalizmi është vjetëruar dhe ngritja e korporatave gjigante të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do ta vrasin fare këtë sistem” – thotë ish-ministri grek i Financave, i zhurmshmi dhe “skandalozi” Varoufakis.
Ai u bë i famshëm kur ishte ministri i Financave në Greqi për guximin që tregoi për t’iu kundërvënë Brukselit dhe Berlinit për masat shtrënguese për vendin e tij për shkak të borxhit.
Sot, Janis Varoufakis i është rikthyer profesionit të tij si profesor në shkencat ekonomike dhe në një leksion të mbajtur së fundmi në Londër, tha para studentëve se kapitalizmi po vdes dhe goditjen fatale do t’ia japë pikërisht ajo që konsiderohet si e ardhmja e ekonomisë; teknologjia.
“Sa herë që kërkoni për diçka në Google, ju kontribuoni në rritjen e kapitalit të Google dhe kush i merr në fund të ardhurat? Google, jo ju! Pra, sot nuk ka asnjë dyshim që kapitali po prodhohet nga shoqëria, por përfitimet po privatizohen dhe kjo, me inteligjencën artificiale do të marrë fund. Kjo teknologji do të shkatërrojë më shumë vende pune nga sa do të krijojë dhe pikërisht në këto moment, Karl Marks do të ketë hakmarrjen e tij ndaj kapitalizmit”, deklaroi Varoufakis.
Shumë gjëra thuhen vitet e fundit për Karl Marxin. Por, pak njerëz kuptojnë kritikën e mprehtë të tij.
Shumica e njerëzve mbajnë mend vetëm parashikimin radikal të këtij ekonomisti se kapitalizmi në mënyrë të pashmangshme do të zëvendësohet nga komunizmi.
Marxi mund të ketë gabuar për disa gjëra, por shkrimet e tij (shumë nga të cilat janë shkruar para Luftës Civile Amerikane) parashikojnë saktësisht disa aspekte të kapitalizmit modern, që nga Recesioni të Madh e deri te iPhone.
Revista Rolling Stone shkruan se analiza e Marksit për kapitalizmin i ka përshkruar shumë saktë para më shumë se 100 viteve ato që po na ndodhin sot.
Marksi duke u moshuar
Natyra kaotike e kapitalizmit, e prirë drejt krizave, ishte pjesë e rëndësishme e shkrimeve të Marxit.
Që nga Depresioni i Madh e në vijim, ky cikël është duke ndodhur para syve tanë.
Tendenca e pamëshirshme për fitime solli dekadat e thellimit të pabarazisë.
Ne SHBA e tërë fasada e kredidhenies u shpërbë, ashtu siç e parashikoi ne detaje Marxi.
Ai paralajmëroi se tendenca e kapitalizmit me kalimin e kohës do të çojë në atë që ai e quajti “oreks johuman, të sofistikuar, të panatyrshëm dhe imagjinar per produkte”.
Duket e ashpër por mënyrë e saktë kjo për të shpjeguar se edhe kur gëzojmë luks të madh, ne ende nxitemi nga nevoja konstante për të blerë shumë e më shumë gjëra.
Ta marrim si shembull telefonin iPhone 5S. A është vërtetë shumë më i mirë se iPhone 5 që e keni pasur vitin e kaluar, ose se iPhone 4S një vit para kësaj? A është ajo nevojë e vërtetë, apo e trilluar?
Mega-korporatat krijojnë fushata reklamuese me idenë se duhet të shkatërrojmë produktet dhe të mirat ekzistuese pa asnjë arsye per te blere te tjera te sapoprodhuara.
Idetë e Marxit në lidhje me mbiprodhimin, e çuan atë në parashikimin e asaj që njihet si globalizim – përhapja e kapitalizmit në të gjithë planetin, në kërkim të tregjeve të reja.
Kërkimi i pamëshirshëm për tregje të reja dhe punë të lirë, si dhe kërkesa e pandërprerë për më shumë burime natyrore, janë bishat që kërkojnë vazhdimisht ushqim.
Kjo mund të duket si gjë e qartë tani, por Marxi i shkroi këto fjalë në vitin 1848, kur globalizimi ishte më shumë se një shekull larg.
Marxi argumentoi se fuqia e tregut do të centralizohet në firmat e mëdha të monopolit.
Më vonë, në shekullin e XX, trendi i parashikuar nga Marxi nisi të përshpejtohet. Sot, dyqanet e vogla janë zëvendësuar me shitore të mëdha monolite, si Walmart; bankat e vogla komunitare janë zëvendësuar me bankat globale, si JP Morgan Chase; ndërsa fermat e vogla janë zëvendësuar me ato të mëdha, si Archer Daniels Midland.
Bota teknologjike, gjithashtu po centralizohet, me korporatat e mëdha që thithin ato fillestaret sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kur ai argumentoi tatimin mbi të ardhurat progresive në “Manifestin Komunist”, asnjë vend nuk ka pasur një të tillë. Tani, nuk ka pothuajse vend pa tatimin mbi të ardhurat progresive.
Kritika morale e Marxit ndaj kapitalizmit dhe veprat e tij meritojnë vëmendje.
Siç ka thënë Heilbroner: “Ne i kthehemi Marxit, jo pse ai është i pagabueshëm, por sepse është i pashmangshëm”.
Sot, në botën e pasurisë dhe varfërisë së madhe, ku 85 njerëzit më të pasur kanë më shumë pasuri se tre miliardë njerëz të planetit, fjalia e famshme e Marksit ende nuk e ka humbur potencën e saj: “Punëtorë të botës – bashkohuni: nuk keni çfarë të humbni, veç zinxhirëve tuaj”.
Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet Përkthimi: Jordan Jorgji / Lektor në Universitetin “Fan Noli”