Raportuesit për Kosovën e Serbinë në Parlamentin Evropian, euro-deputetja gjermane Viola von Cramon dhe euro-deputeti sllovak Vladimir Bilçik, kanë folur për gazetën, “The Guardian”, lidhur me situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist më 24 shtator, ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Edhe pse zyrtarët ushtarakë serbë, kanë deklaruar se Beogradi zyrtar ka pakësuar numrin e trupave në kufi, shqetësimet vazhdojnë në kryeqytetet perëndimore. Jam thellësisht e shqetësuar për sulmin e fundit në Banjskë dhe pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, ka thënë Cramon. Pasi terroristi Milan Radojiçiq, kishte pranuar se ishte përfshirë në sulmin terrorist, ajo tha se duhet të dihet kush qëndron prapa këtij sulmi. Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin, duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, ka thënë zonja Cramon, duke shtuar se duhej të kishte një rishikim të qasjes së Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …