Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Ischinger ka shkruar se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim. Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë kryetarit francez Emmnuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte. “Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …