Iniciuesi i debatit parlamentar për FSK-në, njëherësh deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, në fillim të këtij debati, ka deklaruar se secili nga deputetët e ndanë mendimin e njëjtë për formim e ushtrisë. Ai ka thënë se NATO-ja është në Kosovë dhe së shumë shpejtë Kosova do të jetë pjesë e kësaj organizate. Unë besoj se jemi gati për ushtri”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka thënë së ky transformimi i FSK-së në ushtri është paraparë edhe në dokumente ndërkombëtare në bazë të cilave është shpall Pavarësia e Kosovës. “Nëse ne s’mund ta ndryshojmë Kushtetutën ne mundemi që nëpërmjet Ligjit ta transformojmë FSK-në në ushtri”, ka thënë ai. Haradinaj, si iniciues i debatit, ka prezantuar edhe projektrezolutën për transformimin e FSK-së në ushtri, e cila është si vijon: Qeveria e Kosovës deri më 1 mars të procedoj në Kuvend Projektligjin për avancimin e FSK-së, Kapacitetet buxhetore të jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe Kuvendi dhe Qeveria të harmonizojnë përpjekjet e përbashkëta me NATO-n.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …