Daut Haradinaj

D. Haradinaj pro kërkesës për largimin nga puna të gjykatësve e prokurorëve të kohës së regjimit të Milosheviqit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka dhënë mbështetje liderit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka bërë me dije së shumë shpejtë do të merr iniciativë për të kërkuar që askush nga gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar pas vitit 1992 të mos punojnë më si gjyqtar apo prokuror. Haradinaj ka thënë se kjo praktikë e keqe duhet të ndalohet me ligj. Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë në dijeni se brenda institucioneve të vendit dhe në Polici ka njerëz që bartin informata te shërbimet serbe dhe autoritetet tjera të sigurisë në Beograd.  Ai ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre individëve. Për këtë, Haradinaj i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që edhe drejton PDK-në e cila qeveris vendin, në koalicion me LDK.  Daut Haradinaj ka propozuar edhe krijimin e një ligji të rejtingut për raste të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …