D. Janjiq: Mitrovica veriore është, njëri ndër vendet më të rrezikshëm, ku jetojnë serbët

D. Janjiq: Mitrovica veriore është, njëri ndër vendet më të rrezikshëm, ku jetojnë serbët

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas vrasjes së Oliver Ivanvoqit, Mitrovica veriore është, njëri ndër vendet më të rrezikshëm, ku jetojnë serbët. Ai është ambient ideal për korrupsion e kriminalitet e natyrisht edhe për politikanë që duan të pasurohen shpejt gjë që më së lehti bëhet përmes kriminalitetit, ka thënë Janjiq për radion Evropa e Lirë. Sipas tij, nga njerëzit që ai ka kontakt, atje mbretëron një pasiguri. Ata po ndiejnë të ketë arritur një lloje paqeje porse e dinë se e keqja nuk ka shkuar. Shumë nga ta vërtetë mendojnë të largohen. Problemi aty është se politika në kohë të fundit është mbështetur në dhunë e kriminalitet. Serbia tani është para zgjedhjes. Ose do të lejojë që mafia ta marrë krejtësisht kontrollin ose do t’i qërojë hesapet me të keqen që e ka përfshirë gjithë veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …