Janjiq

D. Janjiq: Nuk pres sanksione ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, por për shkak të mos harmonizimit të politikave me BE-në

Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, ka folur për  dokumentin e hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo është shprehur se nuk e ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën. E po ashtu, ai ka komentuar edhe qëndrimin e BE-së, se marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese.  Janjiq  tha se nëse shihet letra e kryeministres së Serbisë dërguar BE-së që lidhet me piken e 38-të,  të qëndrimeve të Këshillit të BE-së aty ka mos pajtim verbal për dy çështje. Nuk do të zbatohen dy çështje nga marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, pastaj dhe njëra nuk ekziston në marrëveshje dhe lidhet me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, por në marrëveshje është mos-pengimi i Kosovës nga ana e Serbisë në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Analisti, Janjiq, tha se pjesa e dytë ka të bëje me atë që Serbia edhe më tutje thotë se Kosova është pjesë e territorit të saj.  Ai po ashtu tha se nëse pas zgjedhjeve në serbi nuk ndryshon presidenti, Aleksandër Vuçiq dhe vazhdon me të njëjtat politika edhe mund të ketë sanksione nga BE-ja. Nuk pres sanksione ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, sanksionet mund të ndodhin  për shkak të mos harmonizimit të politikave me BE-në, ka saktësuar Dushan Janjiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …