Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se deklaratat e kryetarit Vuçiq, kryeministres Brnabiq dhe ministrave të Serbisë, se në Kosovë po përgatitet një “Stuhi” e re dhe sulme – “po përsëriten shpesh. Me këto deklarata çdo herë i shqetësojnë serbët në Kosovë. Frikësim, pas të cilit zakonisht vjen pranimi i vendimeve që merr Qeveria e Kosovës, është një model i përsëritur”. “Stuhia”, gropa, kama… Këto fjalë të rënda, që shkaktojnë frikë dhe ankth tek shumëkush, i tha, ministri serb i Policisë, Aleksandar Vulin, duke përsëritur se Serbia nuk do të lejojë që serbët të dëbohen nga Kosova. Ne nuk po kërcënojmë askënd, nuk ka luftë, nuk ka përdorim të ushtrisë, por ju lusim me shumë dashamirësi, mos u mundoni të dëboni fëmijët tanë nga veriu i ‘Kosovës dhe mos u mundoni të bëni asnjë fëmijë serb të qajë, mos u përpiqni ta përsërisni ‘Stuhinë’, nuk do të përfundojë mirë. Ndonjëherë kam përshtypjen se edhe BE-ja edhe Prishtina janë çmendur. A jeni normalë që të vini, tu hyni serbëve në shtëpi dhe t’ua rrëmbeni veturat, targat e tyre dhe të pretendoni se është sundim i ligjit”, ka thënë Vulini histerik dhe i shkalluar nga koka. Janjiq thotë se deklaratat e tilla i shërbejnë Vuçiqit në përpjekjet që të homogjenizojë serbët në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …