Ky punim i shkurtër analizon bazën aktuale ligjore për këtë lloj të kompensimit, ofron krahasimin me praktikën e Parlamentit Evropian dhe jep rekomandime për Kuvendin e Kosovës se si të rregullohet kjo çështje.
Me qëllim që të ofrohen praktikat më të mira, D+ rekomandon:
Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin e kompensimit automatik për udhëtim për deputetët duke marrë për bazë deklarimin e vendbanimit;
Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit. Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s;
Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit, në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme.
Shkarko raportin këtu