D. Sassoli: BE-ja ka përgjegjësi për të pranuar refugjatë afganë, duke i shpërndarë proporcionalisht nëpër disa shtete

D. Sassoli: BE-ja ka përgjegjësi për të pranuar refugjatë afganë, duke i shpërndarë proporcionalisht nëpër disa shtete

Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi për të pranuar refugjatë afganë, ka deklaruar kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke shtuar se njerëzit që kanë punuar për ndërkombëtarët në Afganistan nuk mund të lihen në mëshirë të fatit. Ai kërkoi që afganët të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare të BE-së. “Ne duhet t’i mbrojmë ata që kanë punuar dhe bashkëpunuar me ne, nuk mund t’i braktisim dhe t’u themi “Qëndroni dhe përballuni me hakmarrjen”. Ne kemi përgjegjësi. Unë besoj se Komisioni Evropian mund të miratojë shpërndarjen e tyre të barabartë midis shteteve anëtare dhe kjo mund të bëhet shpejt”, deklaroi Sassoli.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …