leoni

Driton Selmanaj

D. Selmanaj: Adoleshenca politike e disa politikanëve i bën të mendojnë se historia e një vendi fillon vetëm me ta

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar dje se në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Luginë për mbrojtjen e avancimin e të drejtave të tyre, do ta themelojë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Lidhur me këtë  paralajmërim ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili thotë se më 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej në atë kohë nga Avdullah Hoti ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj zyre. Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”. “Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi më 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara”, ka shkruar Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kreu i Komandës Amerikane në Evropë paraqet dëshminë për tensionet në Ballkanin Perëndimor përpara Senatit amerikan

Gjenerali Cavoli para Senatit: Tensionet në Kosovë dhe Bosnjë kërkojnë forcimin e pranisë të KFOR-it

Gjenerali Christopher Cavoli, një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, ka raportuar para Senatit amerikan mbi situatën …