Analisti dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, Daniel Serwer, deklaroi se ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në emër të administratës së ardhshme, pavarësisht se çfarë mendojnë serbët për këtë. “Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish- sekretare e shtetit dhe rryma është e rëndësishme jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Nuk duhet harruar se ajo një kohë ka jetuar në Serbi dhe flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar, tha Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …