Donald Trump

D.Trump ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin republikan për kryetar të Amerikës

Donald Trump ditë më parë ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm lidhur me nominimin e Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë përfundon atë që konsiderohej si një rritje e pamundur, që ka ngritur në këmbë të gjithë peisazhin politik dhe përgatit gjasat për një fushatë edhe më të ashpër në vjeshtë të këtij viti. Sipas numërimit që ka bërë “Associated Press”, Trump e ka kaluar me vetëm 1 numrin e nevojshëm të delegatëve, pasi ka siguruar edhe një numër delegatësh të pazotuar me partinë, të cilët i kanë thënë agjencisë së lajmeve se do ta mbështesin atë në konventën e korrikut. Mes tyre është edhe kryetarja e republikanëve të Oklahomës, Pam Pollard. “Mendoj se ai ka prekur atë pjesë të elektoratit që nuk pëlqen situatën aktuale ku ndodhet vendi ynë”, tha Pollard. “Ndaj dhe nuk e kam problem ta mbështes Trumpin”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …