Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ia dërgoi Kosovës urimet më të mira për 17-vjetorin e pavarësisë, nëpërmjet një letre dërguar presidentes Vjosa Osmani. Ai shkruan se ndërsa Amerika po punon me fqinjtë e Kosovës për ndërtimin e një rajoni më të begatë dhe më të sigurt, Kosova duhet “ta thellojë integrimin e saj në komunitetin euroatlantik”. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe angazhimin e saj për ta ndërtuar një shoqëri demokratike, ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë dhe të lulëzojnë së bashku. Lidhjet mes popujve tanë janë të forta dhe presim me kënaqësi t’i zgjerojmë më tej këto marrëdhënie, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi
