Daçiq

Daçiq: Anëtarësimi në BE është qëllimin ynë strategjik por nuk rreshtohemi në asnjë mënyrë kundër Rusisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se vendosja e sanksioneve dhe anashkalimi i Rusisë, do të ishte politikë tradhtare dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës që të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkuara. Daçiq ka theksuar se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik por jo dhe i vetmi i Serbisë. “Qëllimi ynë i parë është t’i mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore”, ka thënë ai për mediet në Serbi. Është gënjeshtër kur thuhet se  miqësia me Moskën është shkak pse Beogradi nuk hap kapituj negociatash me BE-në dhe ka shtuar se kapitujt do të hapen kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë. “Serbia është e hapur për dialog, por ne do të marrim pjesë vetëm në negociata me status neutral. Nuk merremi me lojërat e Prishtinës. Atje miratohet rezoluta për mbrojtjen e fryteve të UÇK-së e për shkak të këtyre terroristëve është formuar Gjykata Speciale për krime lufte e tregtim organesh”, ka thënë Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …