Ministri serb i
Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se nuk pret “kurthe” në kapitullin 35 për
Kosovën. Ai ka siguruar se bisedimet Prishtinë-Beograd do të vazhdojnë edhe në
të ardhmen. Daçiq në një prononcim për gazetën ‘Politika’, ka thënë se
kapitullin në fjalë “nuk paraqet zëvendësim për dialogun” dhe ka cekur se edhe
më tej do të bisedohet me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë
të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Sipas fjalëve të tij, Serbia do të
realizojë çdo gjë që do të arrihet si marrëveshje në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …