Ministri i Jashëm i Serbisë Ivica Daçiq iu përgjigjur ambasadorit amerikan Michael Kirby në Beograd, i cili ka thënë se për normalizim të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së. Serbia nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, të cilat do ta legalizonin pavarësimin e saj”, ka thënë Daçiq duke shtuar se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë janë neutrale ndaj statusit. Në marrëveshjet Kosovë- Serbi nënshkruar në Bruksel, nënshkruesit nga Kosova theksonin se Serbia zotohet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, është ankuar Daçiq. Edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiq ka reaguar kundër deklaratave të ambasadorit amerikan, në Beograd, Majkël Kirbi, duke saktësuar se Amerika është superfuqi, por Beogradi ka qëndrimin e vet kundër pavarësisë së Kosovës. Daçiq as Vuqiq nuk kanë komentuar donatorinë prej 1 miliardë dollarë, të cilën ua ka përmendur ambasadori amerikan, duke u bërë me dije se nga Moska nuk kanë marrë as edhe një rubel falas. Këtë fakt e kanë menajnura nga publikimi shumë medie po ashtu edhe disa portale në gjuhën shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …