Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq e ka
quajtur të panevojshme kërkesën e kryetarit, Tomisllav Nikoliq, që Kisha
Ortodokse Serbe të jap qëndrimin e saj në lidhje me kapitullin 35, që lidhet me
Kosovën. Më herët, i pari i shtetit serb kishte kërkuar që për “sfidat
e mëdha”, të kërkohej mendimi i Kishës Ortodokse Serbe si dhe Akademisë së
Shkencave dhe Arteve. “Kryeministri
i Serbisë shumë herë ka biseduar me përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe, por
edhe me të gjithë faktorët e tjerë shoqëror, kështu që mendoj se thirrja që
Kisha të pyetet për punët shtetërore është e panevojshme”, ka thënë Daçiq
për gazetën ditore ‘Danas’.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …