Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit “STUHIA”, që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje, kur forcat kroate kishin përzënë serbët e krahinës së Kninit, plan i cili sipas tij mund nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it. Daçiq tha se po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera. Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës. “Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi”, ka thënë Daçiq për një televizion serb. Ai më tutje ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë “fryjnë erëra të reja” duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …