leoni

Ivica Daçiq

Daçiq: Kurrë nuk do ta zgjedhim BE-në para Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po e udhëheq delegacionin serb në një vizitë në Rusi për të kërkuar kushtet më të mira për furnizim me armë, bëjnë të ditur burimet e lajmeve në Beograd. Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të tjera do të flasin për furnizim me raketat për mbrojtje kundërajrore “Buk” për remontin e Migve serbë por edhe për furnizim me gazin rus.  Sistemi raketor “Buk” kushton 350 milionë dollarë. Radiusi i lëvizjes është 25 kilometra në lartësi dhe 45 kilometra në largësi. Koha e reagimit është nga 10 deri në 12 sekonda me saktësinë e goditjes nga 0,9 deri 0,95. Për këto raketa vjet, me kryetarin rus Putin kishte biseduar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. Para se të shkonte në Moskë, në një konferencë shtypi, Daçiq kishte thënë se ndërmjet BE –së e Rusisë, gjithmonë do të zgjidhet Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …