Daçiq

Daçiq lavdëron BE-në për qëndrimin e saj neutral ndaj statusit të Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq citohet të ketë thënë se për Serbinë është i pranueshëm vetëm statusi-neutral i Këshillit të Evropës ndaj Kosovës, duke respektuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. “Ne presim që Këshilli i Evropës do të vazhdojë të respektoj në vazhdimësi këto parime”, ka thënë Daçiq gjatë takimit të 126-të ministror të Këshillit të Evropës. Sipas tij, ky institucion evropian duhet në vazhdimësi të angazhohet  për zbatimin efektiv të parimeve dhe standardeve në fushën e të drejtave të demokracisë, të njeriut, minoriteteve, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …