Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Ukraina dhe Greqia nuk guxojnë të njohin pavarësinë e Kosovës sepse kjo do t’i dëmtonte, të dyja këto shtete, sepse do të thoshin se çështja e integritetit territorial nuk është e shenjtë, ndërsa Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk guxon të bëjë këtë, për shkak të grekëve në Qipro. Bashkësia ndërkombëtare thotë se Kosova është një rast unik, Daçiq pretendon se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me këtë sepse me këtë po përpiqet të mbulohet faji kolektiv. Kaosi në skenën politike ndërkombëtare u shkaktua nga shkelja e precedentëve siç është Kosova. Një vendim i tillë nga Ukraina vetëm mund ta dëmtojë atë, sepse atëherë do të thonë se çështja e integritetit territorial nuk është e shenjtë. Duke komentuar faktin se në takimin formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Daçiq thotë se nuk ka pasur flamuj shtetëror dhe për këtë arsye Kosova nuk është trajtuar si shtet i pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …