Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një vizite në Banjallukë, i është referuar me mburrje trashëgimisë së Sllobodan Millosheviqit. Ministri i jashtëm serb, Daçiq gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Republikës Serbe në Bosnjë, ka deklaruar se Rezoluta 1244 për Kosovën është një sukses i madh i Millosheviqit. Sipas tij, meritë tjetër e Millosheviqit ishte krijimi i Republikës Serbe në Bosnjë. “Për Slobodan Milosheviqin sigurisht se do të ketë mendime të ndryshme sikur dhe për të gjithë njerëzit në funksione në atë kohë, porse themelimi i Republikës Srpska, dhe roli që pati në të është e arritura e tij më e rëndësishme. Parti ka shumë, por është vetëm një Republika Srpska . Për këtë arsye, Serbia e ka për borxh të qëndrojë krah popullit serb dhe ta mbrojë Republikën Srpska”, citohet të ketë thënë Daçiq. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga diplomatët perëndimor dhe as nga Brukseli kur ministri i një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, jo vetëm që nuk distancohet nga krye-krimineli Millosheviq, por edhe thirret në trashëgiminë e tij. Përndryshe, Ivica Daçiq në kohën e regjimit kriminal të Millosheviqit mbante postin e zëdhënësit të njeriut që u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …